Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
12 Gusht 2023, 12:54 | Kronikë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Shtëpez, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20. Në aksident janë përfshirë një makinë tip Renault me targa greke dhe një Mercedes Benz po me targa greke.

Të plagosur kanë mbetur tre pasagjerë, të cilët janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi