Vrau kunatin në Itali, lezhjani arrestohet në Shqipëri

Nga A2 CNN
12 Gusht 2023, 11:57 | Kronikë
Vrau kunatin në Itali, lezhjani arrestohet në Shqipëri

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar i cili fshihej në Shqipëri pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje.

Sipas policisë, shtetasi G.Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P.C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.

Specialistët e strukturave hetimore dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të koordinuara me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë, kanë vijuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili po zhvillohet aktualisht në disa shtete dhe koordinohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, me qëllim arrestimin e të gjithë shtetasve të implikuar në një vrasje të kryer në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022.

30-vjeçari u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni