Presidenti amerikan Joe Biden, denoncoi Hamasin për atë që e quajti “akt të pastër mizorie” ndaj Izraelit, dhe theksoi mbështetjen e shteteve të bashkuara , që siç tha vajtojnë vdekjen e mbi 1 mijë qytetarëve izraelit, përfshirë dhe 14 amerikanë. Biden i përshkroi si rrëqethëse raportimet për prindër të therur, foshnje të vrara, familje të ekzekutuara dhe gra të përdhunuara. (A2 Televizion)