Akuza për manipulimin e teknologjisë, kandidati i “BF” në Kamëz protestë para KQZ-së, nuk pranon rezultatin

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 15:28 | Politikë
Akuza për manipulimin e teknologjisë, kandidati i “BF”

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, bashkë me Forumin Rinor,  protestoi para KQZ-së për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Hoxha kërkon verifikimin e aparaturave të votimit dhe numërimit elektronik me dyshimin se ishin programuar për t’i kaluar vota automatike kundërshtarit.

“E vetmja mënyrë që të merrej Kamza ishte votimi elektronik. Nuk kishte asnjë mënyrë tjetër. Sado me probleme, me fletë votimi nuk do t’ia kishin arritur. Kjo është makineri e krimit zgjedhor, jo makineri e leximit të votës. Ato makineri duhet të vendosen në sekuestro”, tha Hoxha.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli