Al Pacino dhe De Niro hapin debat të ashpër “online”

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 12:18 | Showbiz

Një sondazh në Twitter ka hapur një debat të ashpër mbi faktin se kush është më i bukur: Al Pacino i ri apo Robert De Niro i ri?

Sondazhi u krijua nga shkrimtarja amerikane, Ashley Reese, e cila shkroi në rrjetin social: “Jam në një dasmë dhe ka plasur një debat i madh. Ju lutem, votoni. Kush ka qenë më seksi?”.

Sondazhi u bë viral, me rreth 300 mijë vota dhe më shumë se 38 milionë shikime.

Por, rezultati nuk i dha fund debatit, pasi kur sondazhi u mbyll, votimet ishin 50 me 50.

A2 CNN Livestream

Parashikimi i motit