Jeff Bezos ka nxjerrë muskujt e ndërsa partnerja e tij, Lauren Sanchez tregoi edhe një herë format e saj trupore fantastike, teksa po pushonin në varkën e tyre të dashurisë prej 500 mln dollarësh në brigjet e Spanjës.
Dyshja u nisën në Europë me avionin e tyre privat në fundjavë, e ndërsa për të shkuar deri te jahti udhëtuan me helikopter.
Superjahti është më i larti në botë, gati sa gjysma e madhësisë së Piramidës së Madhe të Gizës. Dhe bashkë me këtë rekord, vjen edhe një kosto e madhe mirëmbajtjeje prej 25 milionë dollarësh në vit.
Çifti i dashur ishin në SHBA për fundjavën e Çmimit të Madh në Florida. (A2 Televizion)










