Alarm në Greqi, probleme të ngjashme me ato që shkaktuan tragjedinë e Tempe në sistemet e sigurisë së tramvajeve në Athinë

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 11:34 | Bota

Të paktën tre persona të tjerë janë marrë në ndjekje penale pas aksidentit tragjik të trenave në Tempe. Sipas raportimeve të mediave greke, autoritetet hetimore do të procedojnë së shpejti me kallëzime të reja penale, pasi ka prova rënduese për persona të tjerë përveç drejtuesit të stacionit, i cili tashmë ka pranuar përgjegjësinë e tij.

Inspektori është nën vëzhgim për vendosjen në detyrë të mjeshtrit të stacionit pa përvojë. Gjithashtu, po përpilohen prova edhe për një prej drejtuesve të stacionit të turnit të mbrëmjes, i cili duhej të qëndronte në postin e tij deri në orën 23:00. Oficeri qendror është ai që jep udhëzimet e përgjithshme që të garantohet siguria e lëvizjes së udhëtarëve dhe qarkullimi i trenave.

Gjetjet e ekspertëve të caktuar me urdhër të prokurorit thuhet se do t'i dorëzohen autoriteteve hetimore dhe do të përfshijnë një vlerësim të plotë dhe të detajuar të bisedave mes drejtuesve të stacionit përpara përplasjes fatale, regjistrimet elektronike të kursit të trenit, lëvizjen e trenit të mallrave dhe lëvizjet e trenave që i paraprinë incidentit tragjik.

Ndërkohë, sindikatat në të gjithë sektorin publik grek planifikojnë greva dhe mitingje mbarëkombëtare të mërkurën në reagim ndaj përplasjes fatale të trenit të javës së kaluar në Vale of Tempe, punëtorët në metronë e kryeqytetit, hekurudhën elektrike (ISAP) dhe tramvaj po planifikojnë gjithashtu të largohen nga puna për t’u bashkuar në këtë grevë.

Sipas një njoftimi të bërë për mediat ditën e djeshme, ndalimi i shërbimeve do të zgjasë nga fillimi i shërbimit deri në orën 11:00 dhe më pas do të rifillojë në orën 17:00.

Paralajmërimi i sindikatës vjen pasi doli se tramvaji i Athinës dhe sistemet e tjera të transportit gjithashtu kanë përjetuar probleme në sistemet e tyre të funksionimit dhe sigurisë me telekomandë dhe automatike, të ngjashme me ato që besohet se kanë kontribuar në tragjedinë hekurudhore të javës së kaluar.

https://a2news.com/2023/03/01/video-momenti-fatal-kur-dy-trenat-perplasen-koke-me-koke-me-166-km-h-ne-greqi/
https://a2news.com/2023/03/03/pak-caste-para-tragjedise-fotoja-e-nje-pasagjeri-qe-zbriti-nje-stacion-para-perplasjes-se-trenave-ne-greqi/
https://a2news.com/2023/03/03/theu-xhamat-e-trenit-me-grushte-historia-e-20-vjecarit-qe-shpetoi-10-pasagjere-ne-aksidentin-tragjik-ne-greqi/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli