Andy Murray infektohet me koronavirus, në pikëpyetje pjesëmarrja në "Australian Open"

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 13:51 | Sporte të tjera
Andy Murray infektohet me koronavirus, në pikëpyetje pjesëmarrja

Tri herë kampioni i tenisit në Grand Slam, Andy Murray ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Lajmi vjen pak ditë para fluturimit të planifikuar për në Melburn për Australian Open, i cili do të fillojë më 8 shkurt.

Është ende e paqartë koha kur ka dalë pozitiv 33-vjeçari, por është konfirmuar se ai është izoluar në shtëpinë e tij në Surrey, Angli.

Skocezi shpreson ende të konkurrojë në Australi, megjithatë kjo mund të ndodhë vetëm kur ai të jetë shëruar plotësisht dhe të ketë marrë leje nga autoritetet shëndetësore dhe organizatorët e Australian Open.

Australian Open 2019, një ndër kompeticionet më mëdhenj të tenisit, duket se do ketë disa mungesa të rëndësishme nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos