Ankand për “special one”, Mourinho “ftohet” me Romën

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 15:06 | Sporte të tjera
Ankand për “special one”, Mourinho “ftohet” me

Më parë qarkulluan zërat që e shihnin kandidat për stolin e Brazilit. Më pas presioni i opinionit në Portugali që të kthehej në shtëpi dhe tashmë tensioni me drejtuesit e Romës. E ardhmja e Jose Mourinho është kthyer në temën e ditës në kryeqytetin italian.

Special One ka ende edhe një vit e disa muaj kontratë me verdhekuqtë. Megjithatë, situata nuk është aspak e qetë. Tensioni ekziston dhe kjo u konfirmua nga vetë trajneri, i cili la të kuptohej se pret një telefonatë nga drejtuesit për të biseduar rreth së ardhmes së ekipit dhe trajnerit.

Ndërprerja e bashkëpunimit në fund të sezonit është një alternativë që nuk mund të anashkalohet. Jo rastësisht, disa skuadra po e monitorojnë me kujdes situatën, nëse Mourinho do të lirohet nga kontrata përpara qershorit të vitit 2024. Një prej tyre është edhe Interi.

Sipas mediave italiane, zikaltërit joshen nga ideja që ta kthejnë portugezin në Milano. Hipoteza është pak e nxituar, megjithatë pronarët e klubit dhe Marotta po shfaqin vëmendje të veçantë për zhvillimet te Roma.

Në të ardhmen e trajnerit nuk përjashtohet as mundësia e rikthimit në Premier League, aty ku Chelsea po vuan me trajnerin Graham Potter. Edhe Reali i Madridit po e studion situatën, duke e cilësuar Mourinho-n sipas ardhësin e Ancelotti-t.

Një alternativë vlerësohet edhe Paris Saint German, që po vuan me trajnerin Galtier. Ofertat prestigjioze janë të shumta dhe ndoshta për këtë arsye, Special One po nxiton të marrë një përgjigje nga Roma.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli