Një efektiv policie dhe një punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve u shndërruan në heronjtë e qytetit, në Glendale, Ohio, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi shmangën një aksident të rëndë të dielën e kaluar, shkruan A2 CNN.
Një makinë kishte ngecur te shinat e trenit për shkak të borës së dendur në rrugë dhe dy heronjtë nxituan ta shtynin duke e ndihmuar të kalonte në anën tjetër, para se treni të kalonte mbi shina.
Policia publikoi pamjet për të vlerësuar përpjekjet e dy burrave dhe për t’i bërë apel drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes. (A2 Televizion)