Me pjata në duar, sirianët plaçkitin pallatin e Assad-it

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 10:37 | Kapur në kamera

Një video e publikuar në mediat sociale, e siguruar nga CNN, tregon të rinj dhe të reja siriane që janë futur në pallatin presidencial, ku deri një ditë më parë jetonte Bashar Al-Assad, duke marrë ç’të mundin. Ata shihen teksa enden nëpër godinë, ndërsa disa kanë marrë pjatat të cilat deri të dielën përdoreshin nga diktatori sirian dhe familja e tij. Pas një lufte civile të nisur në vitin 2011, regjimi i Assad-it u shemb të dielën, kur diktatori u largua drejt Rusisë, ndërsa Damasku ra në duart e forcave rebele opozitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos