Momenti shokues kur mësuesja e gjimnazit dhunohet nga nxënësi i saj

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 08:50 | Kapur në kamera

Momenti shokues kur mësuesja e gjimnazit dhunohet nga nxënësi i

Një mësuese gjimnazi në SHBA është hedhur përtokë nga një nxënës, ndërkohë që po mundohej të ndalte një sherr në klasë.

Videoja shokuese e ngjarjes së ndodhur në El Paso të Teksasit, tregon mësuesen që mundohet të hyjë mes dy nxënësve që po godasin me grushte njëri-tjetrin. Papritur, njëri nga djemtë e kap mësuesen dhe e hedh në tokë.

Pas kësaj, ai vijon sherrin me shokun e klasës.

Vetëm ndërhyrja e mësuesve të tjerë qetësoi situatën. Drejtoria e shkollës njoftoi se janë marrë masa ndaj nxënësve që u përfshinë në sherr.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos