Jemi në vigjilje të festave të fundvitit, ndaj është momenti i përzgjedhjes së veshjeve me të cilat do të shkëlqeni. Në këtë artikull po ju sjellim disa sugjerime dhe kombinime që do t’ju shndërrojnë në një yll të vërtetë në mbrëmjet festive.
Ngjyra dhe shkëlqim
Si gjithmonë një fustan elegant i kuq është simbol i këtyre festave. Megjithatë, në tendencat e fundit, mbizotërojnë ngjyrat e argjendta, ndërsa Bling-bling është trendi absolut për festat e 2023.
Sigurisht, detajet si teminat, xixat, puplat dhe teksturat rrëzëlluese nuk janë kurrë të tepërta në këto mbrëmje. Pavarësisht nëse zgjidhni një fustan klasik, një fustan të zi të në stil rock apo një palë pantallona, teminat janë një domosdoshmëri. Nëse nuk dëshironi t'i keni në veshjen tuaj, zgjidhni aksesorë me temina ose shkëlqim.
Nëse po kërkoni të keni një pamje më të thjeshtë dhe të pastër, ngjyra e bardhë është një zgjedhje ideale. Por nëse dëshironi të guxoni paksa ju sugjerojmë një fustan rozë në formë xhakete me detajet e puplave, ose një veshje sensuale me tyl dhe xhaketë të zezë.
Për më shumë ide dhe sugjerime, ju ftojmë të vizitoni COIN TIRANA.
(A2 Televizion)