Dua Lipa në Japoni, përqafon “trendin pa pantallona””

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 10:14 | Lifestyle

Dua Lipa ndodhet në Japoni. Këtë e ka bërë të qartë përmes postimeve të reja në rrjetet sociale. Në njërën prej tyre, në Instagram, ajo ka postuar një seri fotosh nga Tokio, ku e shohim në cepa të ndryshme të qytetit.

Në disa prej tyre ajo ka veshur një fustan të zi me prerje seksi dhe një pallto me print kafshësh, të cilën e ka kombinuar me një çantë dhe çizme të larta të zeza.

Ndërsa në disa të tjera, ajo është në mes të një rruge dhe duket se ka përvetësuar trendin “pa pantallona”, me geta të zeza, body, këmishë të bardhë dhe kravatë lëkure në ngjyrë të kuqerremtë.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni