Kushton 925 dollarë, ky fund peshqir po bën botën të flasë për të

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 13:41 | Lifestyle

Kushton 925 dollarë, ky fund peshqir po bën botën të

Një fund që ka bërë botën të flasë. Bëhet fjalë për fundin peshqir të Balenciagës, që kushton jo pak, por 925 dollarë. Vjen në ngjyrë gri apo bezhë, unisex, mund të vishet edhe nga meshkujt edhe nga gratë dhe vajzat, në përditshmëri apo mbrëmje gala.

Dhe e pabesueshmja, Balenciaga premton që ky është vetëm një nga shumë veshje të saj, pjesë e koleksionit të ri pranverë 2024. Dhe materiali është ashtu siç ka emrin, peshqir, që vjen me dy butonë dhe një rrip të brendshëm. Ideja është pikërisht ajo, një fund që ngjan si peshqir.

Një fund që ka frymëzuar të rinj e të moshuar në rrjetet sociale, duke e kundërshtuar idenë. Një fund që për disa, nuk vlen as 15 dollarë, aq sa kushton një peshqir e për të tjerë i meriton ato 925 dollarë sa ka dalë në shitje.

Kushton 925 dollarë, ky fund peshqir po bën botën të

Nuk është hera e parë që fundet peshqir propozohen nga shtëpitë e famshme të modës. Në fakt që prej 2020, Pranda, Fendi e Miu Miu ngjitën në në pasarelë veshje të tilla peshqiri, por nuk i diskutuan kaq shumë sa tani, as fundi i Marc Jacobs që në 1989 i risjellë në kujtesë nga revista Vogue. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos