Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Zbulohen eshtrat e luftës më të vjetër në Evropë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 08:34 | Lifestyle

Zbulohen eshtrat e luftës më të vjetër në Evropë

Rreth 5000 vjet më parë, Evropa ishte skena e konflikteve të luftës në shkallë të gjerë. Studimet e fundit kanë revolucionarizuar kuptimin tonë për atë periudhë, duke zbuluar se aty ku ndodhet sot Spanja, 5 mijë vjet më parë, grupe të ndryshme njerëzore u përfshinë në një luftë të zgjatur në shkallë të gjerë.

Studimi, i publikuar në “Scientific Reports” bazohet në analizën e më shumë se 300 grupeve të mbetjeve skeletore. Këto gjetje tregojnë se dhjetëra individë mund të kenë qenë viktima të një lufte të gjatë dhe të egër, duke kundërshtuar konceptin e mëparshëm të bastisjeve të shkurtra gjatë neolitit të vonë.

Ekipi i studiuesve nga Universiteti i Oksfordit ekzaminoi 338 individë nga një varrim masiv në Spanjën veriore që daton 5000 vjet më parë.

Rreth një e katërta e tyre kishin lëndime kockore, 107 prej të cilave në kokë, disa prej të cilave ishin shumë të rënda, nëse jo fatale. Shumica e lëndimeve i atribuohen traumave nga objekte si sëpata, shkopinj druri dhe gurë të hedhur nga llastiqe.

Sipas hulumtimit, shkalla relativisht e lartë e plagëve të shëruara sugjeron se konflikti mund të ketë zgjatur disa muaj, ndoshta vite. U zbuluan gjithashtu një numër gjetjesh si maja shigjetash, teh dhe sëpata guri të lëmuar.

Kryesuesja e studimit, Teresa Fernandez-Crespo, thotë se individët e vrarë dhe të varrosur ka të ngjarë që të ishin mbrojtës të vendbanimit të tyre që u sulmua në mënyrë të përsëritur.

“Provat tregojnë se mbrojtja ishte e suksesshme ose se të paktën kishte mjaft anëtarë të komunitetit të mbijetuar për të varrosur të vdekurit".

Hulumtimi jo vetëm që sfidon supozimet e mëparshme rreth luftës neolitike, por gjithashtu ofron një vështrim më të thellë në jetën e atyre grupeve. Popullatat në rajonin e Rioja Alavesa, ku ndodhet zona, jetonin në grupe të mëdha, duke e bazuar jetesën e tyre në kultivimin e drithërave, rritjen e blegtorisë dhe aktivitetet e gjuetisë dhe grumbullimit.

Studimi jo vetëm që hedh dritë të re mbi luftën neolitike, por gjithashtu ofron një vështrim më të detajuar në shoqërinë komplekse të atyre kohërave, duke treguar qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të mbajtur konflikte të zgjatura.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli