I dhanë fund martesës 30-vjeçare, reagon për herë të parë gruaja e trajnerit Pep Guardiola

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 14:24 | Showbiz

I dhanë fund martesës 30-vjeçare, reagon për herë

Cristina Serra, gruaja e Pep Guardiola-s, ka folur për herë të parë pas ndarjes nga trajneri i Manchester City-t dhe ka thënë se ndihet shumë mirë. Ajo u pa duke shëtitur e vetme në Barcelonë, një javë pas daljes së lajmit për ndarjen e çiftit. Cristina dukej në humor të shkëlqyer dhe duke treguar një stil të veçantë, me këpucë të bardha dhe pantallona gri, ndërsa tha për gazetarët: "Perfecta, gracias" (Mirë, faleminderit) dhe "Gjithçka është në rregull."

Kur u pyet për spekulimet rreth shkakut të ndarjes, ajo zgjodhi të heshtte. Disa ditë pas publikimit të lajmit, u tha se ndarja kishte lidhje me vendimin e Pep Guardiola-s për të qëndruar në Manchester dhe nënshkrimin e një kontrate dyvjeçare me klubin. Cristina kishte kaluar vitet e fundit mes Barcelonës dhe Londrës, ndërsa u rikthye në Barcelonë për t'iu përkushtuar biznesit.

Në mes të spekulimeve, gazetaret Lorena Vazquez dhe Laura Fa raportuan se ndarja erdhi pas një vendimi të Guardiola-s për të qëndruar dhe nënshkruar kontratën e re, ndërsa Cristina kishte menduar se ishte koha për të mbyllur marrëdhënien që kishte zgjatur 30 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos