Inteligjenca Artificiale një kërcënim real, gati katër milion vende pune në rrezik në Korenë e Jugut

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 10:28 | Teknologji
Inteligjenca Artificiale një kërcënim real, gati katër
Foto ilustruese

Gati katër milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen prej inteligjencës artificiale në dy dekadat e ardhshme, ka thënë Banka Qendrore e këtij shteti, në një studim të publikuar të enjten.

Avancimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka nxitur shqetësim global për humbje të vendeve të punës, rritje të sulmeve kibernetike dhe humbje të kontrollit të sistemeve, ndonëse ato janë dizajnuar nga dora e njeriut.

Studimi i ri nga Banka e Koresë, tregon se 3.9 milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen, përfshirë ato të mjekëve, avokatëve, kontabilistëve dhe kimistëve.

Sipas studimit, arsyeja mbrapa këtij argumenti është se inteligjenca artificiale mund t’i përfundojë shpejt detyrat analitike dhe ato kognitive. Punët që më së paku kanë rrezik nga ky avancim i teknologjisë janë ato në fushat e fesë, të shërbimeve të ushqimit dhe ligjërimit, sipas studimit.

Megjithatë, Banka e Koresë ka tërhequr vërejtje që ndonëse inteligjenca artificiale rrezikon punët aktuale, ajo edhe krijon mundësi të reja për punësim, përfshirë ato në fushën e inxhinierisë për zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos