Re rëre dhe avuj uji në atmosferën e ekzoplaneteve, zbulimi “vendimtar” hedh dritë mbi sistemin diellor

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 18:03 | Teknologji

Re rëre dhe avuj uji në atmosferën e ekzoplaneteve, zbulimi

Astronomët evropianë kanë gjetur avull uji, dioksid squfuri dhe re rëre në atmosferën e një ekzoplaneti duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb. Ata e kanë cilësuar këtë  si një zbulim "vendimtar", që hedh dritë mbi sistemin tonë diellor. Gjetjet e astronomëve u botuan në revistën Nature.

Teleskopi Hapësinor James Webb "po sjell një revolucion shkencor në fushën e karakterizimit të ekzoplaneteve me një ritëm të paprecedentë," tha në një deklaratë Leen Decin, një profesore nga KU Leuven dhe një nga autoret kryesore të studimit.

Astronomët u befasuan kur zbuluan dioksid squfuri, i cili mban erë si shkrepëse e djegur, në atmosferë, por jo metan. Metani është një gaz serrë dhe mungesa e tij tregon se ekzoplaneti ka një bërthamë të ngrohtë, thanë ata.

"Zbulimi i reve të rërës, avullit të ujit dhe dioksidit të squfurit në atmosferën e dobët të këtij ekzoplaneti nga instrumenti MIRI i James Webb është një moment historik vendimtar. Ky zbulim hedh dritë mbi sistemin tonë diellor", tha Decin.

Retë në atmosferën e ekzoplanetit përbëhen nga silikoni, i cili është përbërësi kryesor i rërës, zbuluan astronomët.

Michiel Min, nga Instituti Holandez për Kërkimet Hapësinore, tha në një deklaratë se retë e rërës lart në atmosferë kanë një cikël të ngjashëm me ciklin e avullit të ujit dhe reve në Tokë, por me "pika të bëra nga rëra".

Ekzoplanetet janë planete që gjenden përtej sistemit tonë diellor, me shumë yje të tjerë që rrotullohen rreth e qark.

Ai është më shumë se 200 vite dritë larg nga Toka dhe po rrotullohet rreth një ylli pak më të vogël se Dielli. "Atmosfera e hollë" e saj i lejon astronomët të studiojnë përbërjen e tij kimike.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani