SpaceX tentoi të lëshonte në orbitë një nga raketat më të fuqishme, dështoi dy herë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 20:58 | Teknologji

SpaceX tentoi të lëshonte në orbitë një nga raketat

Anija kozmike pa njerëz në bord Starship lëshoi një nga raketat më të fuqishme të ndërtuara ndonjëherë deri më sot, por të dyja humbën shumë shpejt pas shkëputjes nga stacioni i lëshimit.

Përforcuesi i raketës Super Heavy ndezi 33 motorët e tij masivë dhe anija kozmike nisi udhëtimin e saj. SpaceX provoi për herë të parë një procedurë që quhet “hot staging”, në thelb një hap në të cilin anija kozmike u nda nga përforcuesi i raketës për shkak të impaktit të fortë që krijohet.

Pas “hot staging”, përforcuesi i raketës shpërtheu në një “top zjarri” mbi Gjirin e Meksikës. Dukej se çdo gjë po shkonte mirë derisa SpaceX humbi sinjalin e anijes kozmike dhe aktivizoi softuerin e sistemit për të përfunduar fluturimin në mënyrë që të mos devijonte nga kursi.

Starship kishte për qëllim të bënte një “xhiro” rreth planetit përpara se të kthehej në Tokë, por të dhënat nga ky fluturim i dytë testues do të përdoren për të përcaktuar hapat e ardhshëm të SpaceX, themeluesi i së cilës synon që ta bëjë njerëzimin "multiplanetar".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi