Arritja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Basha: Hap përpara për zgjedhje të lira

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 20:54 | Politikë
Arritja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Basha: Hap

Kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha reagoi menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në Këshillin Politik për çështjet e mbetura pezull për reformën zgjedhore.

Kryedemokrati e quajti një hap përpara për t’iu mundësuar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe për këtë falënderoi dhe aleatët për kontributin e dhënë.

“Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t'jua kthyer qeverisjen shqiptarëve.

Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor”, shkruan Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos