Arsimi, sektori më pak i financuar, me vetëm 3.3% të PBB

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 14:13 | Ekonomi

Arsimi është një ndër sektorët më pak të financuar në vendin tonë. Ndërsa para viteve ’90, Shqipëria financonte më shumë se 4-5 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar së saj për sektorin e arsimit, një nivel ky ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD të jepnin në atë kohë, përgjatë viteve të transicionit sektori është financuar më pak se 3 % të PBB-së.

 Një nivel gati 40 % më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara kanë dhënë në këtë periudhë dhe 20 % më pak se financimet që japin vendet e rajonit.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2019 sektori u financua me 3.3% të PBB-së, një nivel i njëjtë me atë të vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Ky është edhe financimi më i madh i bërë në 7 vitet e fundit për arsimin.

https://a2news.com/2020/09/14/fillon-shkolla-femijet-kthehen-ne-klasa-me-maska-dhe-me-rregullat-e-pandemise/

Ne renditemi të fundit në rajon për shpenzimet dedikuar arsimit. Në vendet e tjera të Ballkanit ky tregues është në intervalin 4-4.5% të PBB-së.

Ndërkaq duke u tkurrur kanë ardhur edhe shpenzimet që familjet shqiptare kanë bërë për arsimin. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në vitin 2016, në buxhetet familjare shpenzimet për arsim zinin 4.4% të buxhetit familjar, teksa zbritën në 3.9% në vitin 2017 dhe në 3% në vitin 2018.

Financimi i pamjaftueshëm i arsimit ndikon negativisht cilësinë e shkollimit, sidomos shtresat e varfra të popullsisë, të cilat buxhetet i përdorin kryesisht për ushqim dhe nuk kanë mundësi të tjera për të arsimuar fëmijët.

https://a2news.com/2020/09/14/dita-e-pare-e-shkolles-protokolli-u-respektua-brenda-por-jo-jashte-deres-se-oborrit/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli