Atentati ndaj Arjan Ndojës: SPAK gjen 9 bashkëpunëtorë të Redian Rrajës, 5 në pranga

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 16:45 | Kronikë
Atentati ndaj Arjan Ndojës: SPAK gjen 9 bashkëpunëtorë

Më shumë se tre vite nga atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja,ku u plagos prokurori dhe një person tjetër, si edhe u vra drejtuesi i mjetit, SPAK, ka identifikuar 9 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Me urdhër të SPAK, 5 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve, personazhe të njohur të botës së krimit.

Operacioni i koduar “Komplot”, ku u përfshinë edhe efektivë të FNSH dhe repartit RENEA u shtri njëherazi në Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë.

Në pranga përfunduan Bashkim Haxhija, Marsel Decka, EndritSinani, Genti Ndërjaku, i njohur edhe si Kili Ndërjaku, si edhe Juljan Pjetri. Ndërkohë, mes katër të shpallurve në kërkim është edhe Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, po ashtunë kërkim nga SPAK, si edhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Veç urdhër-arresteve, gjykata lejoi kontrollin e 11 banesave në të cilat u gjetën dhe sekuestruan ndër të tjera 5 automjete, 4 milionë lekë, 11 ora të markave të shtrenjta dhe 50 kontrata shit-blerjeje pronash.

Sipas SPAK, të dyshuarit në role të ndryshme, si porositës,ekzekutorë, apo ndihmës, kanë bashkëpunuar para dhe pas ngjarjes së 1 nëntorit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku u plagos prokurori Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut, person me precendentë penale dhe mbeti i vrarë Andi Maloku.

Për këtë ngjarje, po gjykohen në Gjykatën e Posaçme, Redian Rraja dhe Ariol Halilaj, ndërsa të dyshuarit e dosjes “Komplot” u identifikuan nga një hetim i veçuar.

Nga ana tjetër, vetë të dyshuarit kanë qenë preatentatesh me herët. Plarent Dervishaj, Julian Meçe dhe Bashkim Haxhija ishin në bordin e një mjeti Range Rover ku mbi ta u derdhën breshëri plumbash në qershor të vitit 2019 në Durrës.

Të tre morën plagë pa rrezik për jetë për shkak se mjeti ishte i blinduar. E njëjta arsye, mjeti i blinduar, i shpëtoi jetën edhe Kili Ndërjakut, i cili në shtator 2022 u qëllua me snajper në zonën e plazhit në Durrës.

SPAK njoftoi se në kuadër të këtij hetimi ka bashkëpunuaredhe me autoritetet franceze të drejtësisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024