Autori i plagosjes në Kavajë flet nga arratia: S’ka lidhje me politikën, kam bërë sakrifica për PD-në

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 10:29 | Kronikë

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri në Kavajë, me anë të një video të siguruar nga A2, ka treguar se çfarë ka ndodhur një ditë më parë në zyrën elektorale të Partisë Demokratike.

Ai tregon se nuk është militant i Partisë Socialiste, ndërsa thekson se ka bërë sakrifica për Partinë Demokratike.

https://a2news.com/2021/04/19/plagosja-ne-zyrat-e-pd-basha-nga-kavaja-akuzon-ramen-atentat-ndaj-pd-do-te-marre-pergjigjen-e-merituar-me-vote/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

“E bëj këtë video për të sqaruar vëllezërit e mi myslimanë, që të rrinë të qetë, se nuk kam ndërmend të merrem më me politikë. Më kanë thënë se Basha më ka cilësuar socialist dhe nuk më vjen mirë fare që të m'i humbi të gjitha ato sakrifica, gjithë jetën time, me PD-në, vetëm për të shfrytëzuar këtë rast tani për fushatë. Ka qenë e nevojshme të flitej përpara me të gjithë të PD-së së vjetër, jam apo jo unë socialist. Duhet të ishte pyetur më përpara. Lokali im ka qëndruar 30 ditë hapur për çunat e PD-së. Kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD-në, por nuk e shoh të udhës të flas tani. Kryesisht e kam për vëllezërit e mi që të rrinë të qetë se, Çim Jonuzi ose Tahiri si më njohin disa... Unë i kam këto dy mbiemra pasi xhaja i babait tim ka qenë arrestuar me bombën e ambasadës ruse dhe i dënuar me pushkatim, i dhanë një agjente Jugosllave për grua”, shprehet autori i plagosjes në Kavajë.

https://a2news.com/2021/04/20/plagosja-ne-zyren-elektorale-te-pd-ne-kavaje-reagon-rama-ska-asnje-motiv-politik-autori-militant-i-pd/

Më tej, ai sqaron se si ka ndodhur ngjarja: “Nuk jam krenar për atë që kam bërë. Si besimtar, Zoti të më fali. S’ka lidhje fare me punë politike. Ka lidhje... dje ndodhi ajo aq ndodhi te xhamia "Dine Hoxha" dhe ne na djeg pasi i frekuentojmë vetë xhamitë. Na kujtohet edhe ajo e Zelandës së Re dhe ajo mërzia dje ishte brenda. Kur shoh këtë mistrecin dhe del në mes të rrugës, i zë rrugën, Mirë Gjoci dhe kishte të ëmën e tij me shami në kokë, dalin dy horra duke bërë si të fortë, pa i njohur njerëzit. I kam folur, hape rrugën se ke një nënë me shami. Këto tipat që hapen, s’i kam duruar dot kurrë. Më vjen keq për të ëmën e tij”, u shpreh autori i dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos