Babai vrau djalin, kryeplaku i fshatit: Nuk e kishim besuar kurrë se mund të arrinte deri në këtë akt

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 10:36 | Kronikë
Babai vrau djalin, kryeplaku i fshatit: Nuk e kishim besuar kurrë se mund

Adriatik Lilo, kryeplaku i fshatit Zvezdë në Maliq, ka folur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë ku Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, vrau djalin e tij Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç.

Kryeplaku i fshatit shprehet se djali kishte dy vite që ishte kthyer nga Franca dhe që prej asaj kohe ishte i varur nga alkooli.

“Ishte një gjë e çastit. Ka qenë një familje e rregullt. Familje e mirë, të respektuar në të gjithë fshatin. Ai djali ka qenë i divorcuar. Ishte në Francë, kishte rreth dy vite që ishte kthyer. E kishte kaluar pak me alkoolin. Nuk kishin probleme. Të arrinte deri në këtë fazë të tillë nuk e besonte askush. Kur vij unë më thanë ra nga shkallët. Askush nuk jepte shpjegim. Babai ka kaluar sklerozë.

Më thanë se para pak ditësh, djali kishte bërë atë vaksinën kundër alkoolit, por sërish pinte”, u shpreh Adriatik Lilo.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri