“Balona spiune” mbi raketat bërthamore, Blinken shtyn vizitën në Kinë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 19:58 | Bota
“Balona spiune” mbi raketat bërthamore, Blinken shtyn

Një balonë misterioze ka mjaftuar që tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës të arrijnë në qiell.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka shtyrë vizitën e tij në Pekin, pasi mjeti fluturues kinez, që konsiderohet një pajisje spiunazhi nga Pentagoni, shkeli hapësirën ajrore amerikane.

Megjithatë, Pekini i kërkoi ndjesë Uashingtonit për këtë incident të paqëllimtë. Ministria e Jashtme e Kinës sqaron se nuk bëhet fjalë për një balonë përgjuese, por për një pajisje për shërbime meteorologjike që kishte devijuar nga rrugëtimi i planifikuar.

Mjeti fluturues ishte identifikuar fillimisht në qiellin e Kanadasë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara thuhet se ka kaluar edhe mbi një bazë me raketa bërthamore në Montana.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes kishte planifikuar ta rrëzonte balonën, por nuk e kishte bërë këtë për arsye sigurie, pasi rrezikonte të binte në zona të banuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos