Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Basha nis punën për “forcimin e PD-së”: Ta pastrojmë politikën

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 13:37 | Politikë
Basha nis punën për “forcimin e PD-së”: Ta

Pasi fitoi zgjedhjet 29 korrikut, Lulzim Basha ka nisur pa humbur kohë punën për riorganizimin dhe forcimin e Partisë Demokratike.

Basha është takuar sot me strukturat drejtuese të PD-së të qarkut të Gjirokastrës, pasi sipas tij, PD-ja duhet “të jetë gati për t’u përballur me pushtetin që punon kundër interesave të qytetarëve.

Kreu i PD-së shprehet e vetmja rrugë për Shqipërinë është pastrimi i politikës nga ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve.

“Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë. Përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi e qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës janë jetike në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi