Basha takon biznesmenët në Kamëz: Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 14:52 | Politikë
Basha takon biznesmenët në Kamëz: Në planin tonë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet me qytetarë dhe biznesmenë dhe ndalesa e radhës ishte në zonën e Kamzës.

Kryedemokrati u njoh me shqetësimet e qytetarëve të kësaj zone për situatën e krijuar nga pandemia dhe premtoi se Partia Demokratike ka një plan që nuk braktis ata që nuk kanë mundësi.

“Qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë.

Në 7 vjet Ramavirusi rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që iu mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve.

Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t'iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë në xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat”, deklaroi Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos