Begaj kaloi ligjin në heshtje, zhgënjehen studentët e Mjekësisë: Shkojmë në Kushtetuese

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 14:49 | Sociale
Begaj kaloi ligjin në heshtje, zhgënjehen studentët e

Presidenti siguroi përfaqësuesit e studentëve se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese.

Këto fjalë të presidentit të Republikës u kishin dhënë pak shpresë studentëve të Mjekësisë se ligji i kaluar me procedurë të përshpejtuar, që i detyron të punojnë në vend 2 deri në 5 vite mund të kthehej dhe një herë për rishqyrtim ne Kuvend.

Por pasi ka ballafaquar argumentat, presidenti zgjodhi të shfrytëzonte të drejtën për të heshtur, duke i lënë rrugë të lirë ligjit të hyjë në fuqi. Por studentët thonë se do ndjekin një tjetër rrugë.

Nuk prisnim heshtje, prisnim argumente, do e dërgojmë në gjykatë kushtetuese.

Por të shkosh në Gjykatën Kushtetuese nuk është e lehtë dhe ata e dinë këtë

Kërkohet të jemi organizatë ose të kemi 28 deputetë si firmëtarë, gjë që është e vështirë.”

Si në çdo protestë studentore paralajmërimi i fundit mbetet bojkoti i vitit të ri akademik që nis në tetor, por studentët thonë se duan zgjidhje institucionale.

E në çdo rast mbetet për t’u matur numri i studentëve të rinj dhe atyre aktualë që e pranojnë nismën e qeverisë dhe atyre që e refuzojnë atë, për të kuptuar nëse ka vend për protestë në vjeshtë apo mjekët e ardhshëm do të ulen në bankat e studimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos