Berisha mbyll fushatën në Tiranë: Ne ia dolëm të bindim shqiptarët të votojnë ndryshimin

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 21:03 | Politikë
Berisha mbyll fushatën në Tiranë: Ne ia dolëm të bindim

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë mbyllur këtë të premte fushatën elektorale në Tiranë.

Berisha u shpreh i sigurt se ia kanë dalë të bindin shqiptarët për të votuar më 14 maj kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë. Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tona për liri e dinjitet. Ne ia dolëm të bindim shqiptarët. Ne ia dolëm të takojmë shqiptarët, të bisedojmë me ta, të vendosim së bashku me 14 maj të votojnë ndryshimin”, u shpreh Berisha.

Më tej, ai komentoi edhe fushatën e mazhorancës. “Sekti që kemi përballë e hapi fushatën me shpërthim dhe e mbylli me arrestim. E vazhdoi fushatën duke iu zotuar shqiptarëve se në Bruksel do të shkojë si vasal i Beogradit, vazhdoi fushatën me mashtrime se do të dyfishojë rrogat”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos