“Bilanc lufte” në ndeshjen e Champions, trajneri serb: Ishte gjithçka, por jo futboll

Nga A2 CNN
25 Tetor 2018, 09:29 | Futboll

Të paktën 38 pjesëtarë të forcave të policisë mbetën të plagosur, me dhjetëra tifozë po ashtu, në ndeshjen e kthimit të Champions-it në Afrikës me skuadrës tuniziane Esperance dhe Premeiro de Agosto të Angolës.

Gjithçka nisur kur tifozët po sulmonin me mjete të forta policinë në shkallët e stadiumit e më pas situata doli jashtë kontrollit.

https://www.youtube.com/watch?v=S66x9vq6mwU

12 persona janë arrestuar si shkaktarët kryesorë të dhunës. Sa i përket ndeshjes, Esperance arriti të kualifikohet në finale, pasi përmbysi humbjes 2-1 në fushën kundërshtar duke fituar 4-2. Në takimin që do të vlejë trofeun tunizianët do të përballen me Al-Alhy të Egjiptit.

Por pasi u mbyll gjithçka, trajneri serb i skuadrës nga Angola, Zoran Manojloviç u shpreh se në ajo që u zhvillua në Tunizi vetëm një ndeshje futbolli nuk mund të quhet. Ishte gjithçka, por vetëm futboll jo. Në fushë ndodhën shumë gjëra, shpërthyen bomba e ndeshja u ndërpre për më shumë se 20 minuta. Është e turpshme për mua, është turp për këtë kompeticion. Dua që zyrtarët e CAF, por edhe të FIFA-s ta shohin atë që ndodhi këtu. Kjo nuk ishte një ndeshje kampionati, por gjysmëfinalja e Champions. Ajo që ka ndodhur këtu është një turp për futbollin”, tha Zoran Manojloviç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos