
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Socialiste, Eridian Salianji ka depozituar kërkesën në KQZ, me anë të së cilës kërkon marrjen e masave nga ky institucion për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi.
Socialistët pretendojnë se Boçi, në mënyrë të përsëritur gjatë ditës së votimit, ka thyer heshtjen zgjedhore, akt ky i palejuar sipas Kodit Zgjedhor.
Salianji kërkon nga Komisioneri dhe KQZ që të marrin masa ndaj këtij kandidati që shkelje të tilla të mos lejohen dhe procesi të vijojë normalisht. (A2 Televizion)