Brenda pallatit të “Djallit”, një aligator, paruka e lingota ari në zyrën e Prigozhin

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 11:19 | Bota

Veprimet e Vladimir Putin ndaj shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, nuk ndalen pas kryengritjes së këtij të fundi, duke i dërguar policinë për të bastisur pallatin e tij në Shën Petersburg. “Izvestia”, një medie pro Kremlinit ka publikuar foto dhe video të oficerëve të armatosur në rezidencën e Prigozhin, ndërsa ai është zhvendosur në Bjellorusi që prej 24 qershorit.

Policia zbuloi depo të mëdha armësh dhe municionesh, lingota ari, një aligator të “balsamosur” dhe një foto në një kornizë, në të cilën sipas medias ruse dyshohet të jenë kokat e prera të armiqve të Prigozhin.

Po ashtu, policia ka gjetur edhe një dollap të mbushur me paruka të ndryshme. Pas publikimit të këtij lajmi, në Telegram u postuan edhe shumë fotografi ku pretendohej se ishte Prigozhin i maskuar me këto paruka. Megjithatë, dyshimet që këto foto mos të jenë të vërteta janë të mëdha.

Kjo ngjarje vjen pasi kreu i Wagner nisi një kryengritje të armatosur kundër Putinit më pak se dy javë më parë, e cila u ndal shpejt me ndërmjetësimin edhe të Lukashenkos, i cili ka marrë në Bjellorusi aktualisht Prigozhin.

https://www.youtube.com/watch?v=2edpjVR3ny0

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli