
Në parlament diskutohet sot në parim projektbuxheti për vitin 2021. Ministrja e Financave, Anila Denaj, mbrojti buxhetin dhe kërkoi votën e deputetëve, për atë që e quajti buxhetin e përmirësimit të ekonomisë shqiptare.
“Treguesit negativ të rritjes ekonomike kanë prekur të gjithë vendet e botës dhe ne nuk mund të ishim imun. Ndaj, pandemisë i jemi përgjigjur me masa konkrete. Megjithatë, ulën pritshmërinë për rritjen ekonomike të parashikuar në fund të vitit 2020 me -6,1%, por parashikojmë rritje me terma pozitivë në vitin 2021. Konkretisht, presim një rritje prej 5,5%, duke rikthyer dukshëm ekonominë shqiptare drejt rendit rritës dhe rritjes së qëndrueshme. Besimi ynë bazohet jo vetëm në faktin se situata është menaxhuar më së miri, por edhe se fondamentet bazë të ekonomisë janë të qëndrueshme dhe solide.
Të shprehim votën në favor të një buxheti, i cili shpreh angazhimin e qeverisë për një rimëkëmbje ekonomike në një periudhë afatmesme”, u shpreh ministrja Denaj. (A2 Televizion)