Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Në gjendje të rëndë liderja e burgosur e opozitës

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 08:18 | Bota
Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Në gjendje të

Liderja e burgosur e opozitës bjelloruse, Maria Kolesnikova, është dërguar me urgjencë në spital ku po mbahet në terapi intensive.

40-vjeçarja Kolesnikova ndodhet në spitalin e qytetit lindor të Gomelit dhe raportohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërkohë që ndodhet në gjendje të qendrueshme.

Maria Kolesnikova u dënua në 2021 me 11 vite burg për organizimin e protestave në Bjellorusi, kundër rizgjedhjes së presidentit Alexander Lukashenko, në një proces gjyqësor të motivuar politikisht.

Personat që menaxhojnë rrjetet sociale të lideres së opozitës tregojnë se ajo do të dërgohet ditën e sotme në Departamentin e Kirurgjisë, pa dhënë detaje të mëtejshme për sëmundjen e saj.

Ditët e fundit në Bjellorusi humbi jetën në mënyrë të papritur ministri i Jashtëm, Makei, në një ngjarje që dyshohet të jetë atentat i mirëfilltë nga Kremlini për të detyruar vendin fqinj të qëndrojë pranë tij në luftën që po vijon prej muajsh në Ukrainë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024