All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Chelsea shpallet edhe Kampion Bote, plotëson “Tripletën” me trofe ndërkombëtarë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 20:18 | Futboll
Chelsea shpallet edhe Kampion Bote, plotëson “Tripletën”
All - Paragraf - 1

Chelsea mundi në shtesë brazilianët e Palmeiras, për t’u shpallur kampion bote për klube, pasi nën drejtimin e Thomas Tuchel ka fituar më parë edhe Champions League dhe Superkupën e Europës.

“Blutë” e Londrës zhbllokuan të parët rezultatin, me anë të Romelo Lukaku, në minutën e 55, por 9 minuta më vonë Veiga barazoi gjithçka nga pika e bardhë e 11-metërshit.

All - Paragraf - 3

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe për të shpallur kampionin e botës u deshën 30 minutat e shtesës.

Në minutën e 117, Kai Havertz ktheu në gol një penallti të fituar nga Azpilicueta, duke i dhënë kështu trofeun e parë të kampionit të botës londinezëve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos