Daton 2 mijë vjet më parë, zbulohet në Amantia varri antik monumental

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 11:27 | Aktualitet
Daton 2 mijë vjet më parë, zbulohet në Amantia varri antik

Parkut arkeologjik të Amantias në Vlorë i shtohet edhe një tjetër pasuri me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm historike, por edhe kombëtare. Bëhet fjalë për një varr të lashtë monumental që daton që në shekullin e 3 para erës tonë. Është një varr mbi 2 mijë vjeçar, kohë kur qyteti antik i Amantias mendohet se ka qenë në kulmin e lulëzimit të tij.

Nisur nga forma dhe mënyra sesi është ndërtuar, mendohet se ky varr mund t’i përkasë ndonjë personi mjaft të rëndësishëm për kohën.

Gjatë gërmimeve për zbulimin e varrit monumental janë gjetur gjithashtu orendi të tjera si qeramika të vjetra të cilat janë ende në studim.

Sipas arkeologëve në këtë zonë mendohet të jenë edhe 9 varre të tjera antike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos