Dea Film Festival numëron 10 vite traditë. Nisi si një nevojë e mision për ta çuar magjinë e ekranit të madh në Sarandë apo rreth e ku prej 30 vitesh kinemaja mungonte, por vijon rrugëtimin e vet edhe në kryeqytet. Pesë vite në Sarandë e pesë vite në kryeqytet, Dea Film Festival vijon misionin e saj: të sjellë produksione të reja kinematografike në garë. (A2 Televizion)