Dehje rekord me litra verë dhe birra, arrestohet piloti i avionit!

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2018, 11:57 | Bota
Boeing 777 i Japan Airlines, dhe piloti i saj i ndaluar nga autoritetet britanike

Pilotët e avionëve që kryejnë distanca të gjata kanë përgjegjësi dhe strese të shumta, dhe shpesh herë mund të qetësohen me ndonjë gotë, gjithsesi shumë orë përpara fluturimit.

Por episodi i ndodhur në Londër pilotit japonez të një Boeng 777 gjigand në drejtim të Tokyos ka thyer çdo rekord,  dhe po mos të ishte ndaluar në kohë do të ishte shkak i një tragjedie të mundshme.

Shoferi i autobusit që po e transportonte në pistë u alarmua nga era e fortë e alkoolit që vinte nga Katsutoshi Jitsukawa, 42 vjeç, pilot me eksperiencë i kompanisë Japan Airlines që nga Heathrow i Londrës do fluturonte në drejtim të kryeqytetit japonez. Shoferi nuk gabonte, sepse Jitsukawa ishte dehur pak orë më parë me litra të tërë vere dhe birre, duke tejkaluar me 10 herë limitin maksimal të lejuar nga protokollet ndërkombëtare.

I dehuri i papërgjegjshëm u arrestua në vend nga autoritetet britanike, dhe aeroplani u detyrua të nisej me vonesë dhe vetëm me dy pilotë, kur në fakt standardi për gjatësitë e mëdha parashikon tre të tillë.

Një pilot i dehur u bllokua në shtator edhe në Rinas, në një avion me drejtim Bolonjën

Rastet e pilotëve të gjetur në gjendje të dehur ose gjithsesi sipër limiteve të lejuara po paraqiten gjithmonë e më shpesh në kronikat e mediave.

Në shtator edhe vendi ynë u përfshi në mënyrë indirekte në një skandal të tillë, kur Emilio Leone, piloti spanjoll i linjës Blu Panorama që nga Rinasi do ti drejtohej Bolonjës u ndal pas verifikimit të kapërcimit të limitit me 0.35%. Piloti u shkarkua menjëherë nga puna por u hetua në gjendje të lirë.  Ndoshta sepse para kolegut të tij japonez, ai do të dukej vërtet esëll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos