Deklaratat nga Brazili, Sylvinho beson te Euro 2024: Gjuha shqipe më e vështira

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 16:37 | Sporte të tjera
Deklaratat nga Brazili, Sylvinho beson te Euro 2024: Gjuha shqipe më e

Nëse gjatë prezantimit në krye të Kombëtares u tregua relativisht i matur në premtimet për arritjen e finaleve të Euro 2024, me kalimin e javëve Sylvinho është bindur se Shqipëria mund t’ia dalë.

Besimin dhe argumentet se përse do të ketë sukses, trajneri kuqezi i dha gjatë intervistës me gazetën e Sao Paolos, “Estadao”.

“Kur pranova punën në krye të Shqipërisë, e dija shumë mirë se kërkonin trajner të huaj dhe synojnë kualifikimin në Euro 2024. Do të jem i drejtpërdrejtë: besoj se mund të kualifikohemi, pasi grupi është vërtetë i balancuar. Gjuha shqipe është nga më të vështirat e botës. Puna këtu nuk mungon. Bëjmë shumë analiza dhe përmbledh jetë lojtarëve, për të zgjedhur 30 emrat që do të grumbullojmë. Kemi të paktën shtatë lojtarë që aktivizohen në Serie A, të tjerët luajnë në Angli, Spanjë, Turqi dhe Greqi. Edhe në kampionatin vendas kemi disa futbollistë të talentuar,” u shpreh trajneri.

Sylvinho do të debutojë në stolin kuqezi më 23 mars, në miqësoren me Uzbekistanin. Më 27 mars, kuqezinjtë do të nisin kualifikueset e Euro 2024, me transfertën në fushën e Polonisë, që cilësohet si skuadra më efort e grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos