Nënkampion i Europës, talenti Amar Koçi premton medalje në boks

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 15:48 | Sporte të tjera
Nënkampion i Europës, talenti Amar Koçi premton medalje në

Vetëm pak muaj më parë, Amar Koçi u shpall nënkampion Europe në boks për moshën deri në 16 vjeç.

Në eventin e zhvilluar në Itali, në finale Koçi u vendos përballë gjeorgjianit Natroshvili Xhiorxhi, që fitoi me rezultatin 4-1 me vendim të gjyqtarëve. Tashmë, talenti kuqezi ka kaluar nga disiplina U16 në atë U18 dhe objektivi mbetet i qartë fitimi i një medalje europiane dhe më gjerë.

“Medalja kërkon disiplinë, sakrificë. Shpresoj të marrë rezultatet më të larta në Kampionatin Botëror”, u shpreh boksieri.

Sipas kreut të Federatës së Boksit, Florend Kalivoplli, boksieri i ri premton shumë për të ardhmen, ndërsa theksoi se mbështetja për të do të rritet.

“Nuk po i mbësht4esim siç duhet, por po mundohemi. Këta sportistë meritojnë më shumë sepse arrijnë rezultate. Ameri është nënkampion Europe”, tha Kalivoplli.

Amar Koci ka më shumë se 10 vite që merret me boks, ndërsa ëndrra e tij është që të ngrejë lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos