Dëshmia në parlamentin britanik, ambasadori shqiptar: Ndalni diskriminimin, fëmijët po bullizohen

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 13:57 | Politikë
Dëshmia në parlamentin britanik, ambasadori shqiptar: Ndalni

Çështja e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve në Britani të Madhe vijon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Për këtë temë, Komisioni Parlamentar për Punët e Brendshme, mori në pyetje ambasadorin shqiptar në Londër, Qirjako Qirko, lektorin Andi Hoxhaj të University College të Londrës dhe një sërë ekspertësh të kësaj fushe.

Parlamentarët britanikë kërkuan përgjigje për shtimin e numrit të kalimit të paligjshëm të kanalit nga shqiptarët në muajt e fundit, si dhe të kërkesave për azil.

Avokatja Esme Madill tha se shumë nga klientët e saj shqiptarë kanë qenë viktima të trafikimit, së cilës i kanë kërkuar ndihmë për të dalë nga kurthi i “Shtëpive të Barit”.

Ambasadori Qirko përsëriti faktin që Shqipëria vijon të mbesë një vend i sigurt, ndërsa kërkoi që t’i jepet fund fushatës të diskriminimit, pasi po dëmton 140 mijë shqiptarët që jetojnë në Britani të Madhe.

“Doktorët, avokatët, inxhinierë dhe punonjësit e të gjitha fushave paguajnë taksa dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Çdo portretizim ndryshe i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar është tregues i mungesës së informacionit për këtë realitet. Përforcimi i stereotipeve për një kohë të gjatë krijon vetëm diskriminim dhe racizëm. Kjo fushatë e diskriminimit ndaj shqiptarëve që jetojnë këtu në Mbretërinë e Bashkuar duhet të ndalojë. Ka njerëz, veçanërisht të rinj, që bullizohen në shkollat e tyre vetëm për faktin që janë shqiptarë. Çdokush që është përgjegjës për këtë aktivitet duhet të kërkojë falje”, u shpreh ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos