Detyrimet e prapambetura 60 mld lekë, si po menaxhohen financat publike?

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 17:00 | Aktualitet

Qeveria nuk po realizon dot të ardhurat dhe buxheti ndodhet në vështirësi serioze. Të dhënat e 9 mujorit të këtij viti, tregojnë se nga tatimet dhe doganat, dy agjencitë kryesore fiskale janë mbledhur 231,3 miliardë lekë ose 7,4 miliardë më pak sesa plani. Një situatë që nuk premton asgjë për mirë, duke pasur parasysh edhe borxhet e konsiderueshme të krijuara gjatë viteve të fundit, që sipas të dhënave të vetë Ministrisë së Financave llogariten në mbi 4.8 miliardë lekë, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit flet për shuma në mbi 60 miliardë, nëse përfshijmë këtu edhe borxhet e bashkive, vendimet e gjykatave për largimet e padrejta nga puna, vendimet e gjykatave ndërkombëtare për çështje të ndryshme. Ku mungojnë paratë? Dhe si po menaxhohen sot financat publike? I ftuar në A2 Business, Arben Malaj, ish-ministër i Financave (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos