Dhunë para ndeshjes së Champions në Athinë, vritet 22-vjeçari nga tifozët kroatë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 07:26 | Futboll
Dhunë para ndeshjes së Champions në Athinë, vritet

Një tifoz 22-vjeçar i ekipit të AEK u vra me thikë gjatë natës, në periferi të Athinës, gjatë një përplasje me ultrasit e Dinamo Zagrebit.

Lajmi u bë i ditur nga policia greke, e cila informon se nga përleshjet mes dy tifozerive të zhvilluara 24 orë pas ndeshjes së parë, kanë mbetur edhe tetë persona të plagosur.

I riu u dërgua me urgjencë në spital pas ngjarjes dhe iu dha ndihma e parë, por nuk mundi të mbijetonte ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për autorin e këtij krimi.

Sipas informacioneve për ngjarjet e dhunshme janë arrestuar 96 persona të cilë janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Atikë, ku po hetohen.

Sot në mbrëmje pritet të luhet ndeshja e parë mes AEK dhe Dinamo Zagreb, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos