Dinamo mund Flamurtarin, tensione te tifozeria dhe drejtuesit

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 12:07 | Futboll
Dinamo mund Flamurtarin, tensione te tifozeria dhe drejtuesit

Dinamo mposhti 1-0 Flamurtarin në Kategorinë e Parë, një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatin e sezonit.

Ka qenë një 11 metërsh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi që ka nxehur gjakrat në Vlorë.

Denisson nuk gaboi nga penalltia, duke kaluar miqtë në avantazh në minutën e  82. Diçka e tillë nuk u prit aspak mirë nga tifozët që hodhën shishe në fushë, ndërsa nuk munguan dhe përplasjet mes drejtuesve të dy klubeve.

Kapiteni vlonjat Ribaj dhe trajneri i Flamurtarit Troisi, si edhe drejtori i Dinamos, Ermal Barushi, janë nxjerrë jashtë me karton të kuq. Loja u ndërpre për afro 10 minuta.

Kështu Dinamo merr tri pikë të rëndësishme, pasi aktualisht e sheh veten në vendin e dytë me 37 pikë, një më pak se Skënderbeu kryesues, ndërsa Flamurtari mbetet i treti me 35 pikë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos