
Ambasadorët e pesë vendeve të quintit në Kosovë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës e Italisë u kërkuan të gjitha palëve të përfshira në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit të ndjekin rrugët ligjore për apelimin e vendimeve të fundit të marra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sa i përket certifikimit të kandidatëve për deputetë.
Në një deklaratë pas takimit me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, diplomatët perëndimor bënë thirrje për përbajtje nga sulmet personale nxitëse dhe spekulative. Ndërsa njoftuan se do të monitoronin zgjedhjet e 14 shkurtit, ambasadorët kërkuan nga KQZ që të grarantojnë një proces zgjedhor transparent dhe pa ndikim politik. (A2 Televizion)