Dita e Gardës Kombëtare, përshëndetja e presidentit Putin: Rusia është krenare për ju

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 14:12 | Bota
Dita e Gardës Kombëtare, përshëndetja e presidentit Putin:

Presidenti rus Vladimir Putin, përcolli këtë të diel, një përshëndetje për Gardën Kombëtare që po lufton në vijë të parë, në atë që vazhdon ta quajë "Operacion special ushtarak" në Donbas dhe Ukrainë. 

"Të dashur shokë. Ju përgëzoj në ditën tuaj, Ditën Kombëtare të Gardës Kombëtare. E themeluar 6 vjet më parë, Garda Kombëtare Ruse është bërë e pazëvendësueshme, e lidhur fuqishëm me sistemin e bashkuar shtetëror që siguron ligj dhe rend e mbron të drejtat e interesat e qytetarëve tanë.

“Sot dua t’i adresohem veçanërisht trupave të Gardës Kombëtare që po marrin pjesë në operacionin special ushtarak në Donbas dhe Ukrainë. Shokë të dashur, luftimet kanë shtuar rrezikun. E di sesi ju veproni në këto situata, me kurajo dhe profesionalizëm, plot aftësi, me rezultate dhe të patrembur, duke treguar heroizëm. E gjithë Rusia është krenare për secilin prej jush. Dua t’ju falënderoj, për shërbimin tuaj të pashokë për Rusinë, për besnikërinë tuaj për mëmëdheun”, tha Putin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi