Kreu i bashkisë së një qyteti ukrainas të pushtuar nga forcat ruse pranë Çernobilit është lënë i lirë pasi qindra banorë organizuan një protestë masive, pavarësisht gazit lotsjellës dhe granatave trullosëse që u hodhën në drejtim të tyre për t’i shpërndarë.
Yuri Fomichev, kryebashkiaku i Slavutych, u arrestua më herët nga ushtarët rusë pasi morën kontrollin e qytetit, i cili streheon stafin që punon në centralin bërthamor të Çernobilit.
'Jam lënë i lirë. Gjithçka është në rregull, për aq sa është e mundur nën pushtim”, tha Fomichev, pasi zyrtarët në Kiev njoftuan më parë se ai ishte arrestuar. (A2 Televizion)