“Oligarkët rusë janë të mirëpritur”, Turqia “shkel” sanksionet?

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 11:20 | Bota
“Oligarkët rusë janë të mirëpritur”, Turqia

Oligarkët rusë janë ndër personat më të goditur nga sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë për shkak të sulmit në Ukrainë, por me sa duket jo në Turqi.

Në një deklaratë të fundit që shkon kundër rrymës së izolimit të Rusisë, ministri i Jashtëm Cavusoglu deklaroi se oligarkët rusë janë të mirëpritur të investojnë në Turqi për sa kohë respektojnë ligjet ndërkombëtare.

I pyetur në një forum në Doha, diplomati turk u përgjigj se dyert e Turqisë janë të hapur për oligarkët rusë si turistë dhe si investitorë nëse zbatojnë ligjet.

Gjatë javës së fundit, dy jahte gjigante në pronësi të miliarderit rus Roman Abramovich u ankoruan në Turqi, e cila nuk iu është bashkuar sanksioneve kundër oligarkëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos