Aleksandër Stavri Drenova, i njohur me emrin letrar Asdreni, është një personalitet shumë i njohur i Rilindjes Kombëtare shqiptare, jo vetëm si atdhetar i zjarrtë i çlirimit dhe bashkimit të Shqipërisë, por edhe si poet romantik.
Asdreni është autor i Himnit të Flamurit.
Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj.
Poezia e tij, ndonëse nuk pati ndikimin e asaj të Naimit dhe të De Radës, e pasuroi në mënyrë të ndjeshme letërsinë tonë. (A2 Televizion)